Një ditë pas grabitjes, ç’po ndodh me ‘Raiffesisen’? Qytetares i zhduken 220 mijë lekë të reja pa kryer asnjë veprim

Një ditë pas grabitjes, ç’po ndodh me ‘Raiffesisen’? Qytetares i zhduken 220 mijë lekë të reja pa kryer asnjë veprim

foto ilustruese TIRANË- Vetëm një ditë pas grabitjes në filialin e Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, një tjetër situatë shqetësuese raportohet lidhur me këtë bankë.  Zhdukja e parave nga llogaritë bankare vijon të jetë një nga shqetësimet e shpeshta të qytetarëve, me denoncime të shumta që janë bërë publike edhe më herët.  Këtë herë, një ditë pas ngjarjes, një qytetare nga Vlora ka pretenduar se nga llogaria e saj bankare janë marrë 220 mijë lekë të reja, pa kryer asnjë veprim apo blerje që të justifikonte këtë transaksion. Sipas denoncimit për VoxNews, qytetarja nuk ka kryer asnjë pagesë apo veprim që mund të shpjegojë mungesën e kësaj shume në llogarinë e tij. Por, ajo që e bën këtë situatë akoma më dyshimtë...