Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një autobus përfshihet nga flakët pranë tunelit në aksin Kardhiq-Sarandë, raportohet për dëme të vogla materiale
👁4684
Një incident është regjistruar në aksin rrugor Ura e Kardhiqit–Sarandë, ku një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në majën e Skërficës, pranë tunelit. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz. Sipas dëshmisë së drejtuesit të mjetit, zjarri është neutralizuar prej tij përpara mbërritjes së zjarrfikësve. Ai ka deklaruar se autobusi ka pësuar vetëm disa dëme të vogla materiale. Aktualisht, një grup zjarrfikësish ndodhet në rrugë drejt vendngjarjes për të kryer verifikimet e nevojshme, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet e zjarrit.