Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nisin çerekfinalet e Euroleague, humbasin Real Madrid dhe Barcelona, fitojnë ekipet greke
👁4078
24 Prill 2025 10:08 Telesport Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të Euroleague në basketboll për meshkuj. Fitore të katër skuadrave vendase, ndërkohë që në “final four” shkon skuadra që fiton 3 nga 5 përballet çerekfinale. Olympiacos fitoi 84-72 ndaj Real Madrid në Athinë, duke mos zhgënjyer para tifozëve të tij. Me fitore e nis këtë aventurë edhe skuadra greke e Panathinaikos, që mposhti 87-83 Anadolu Efes. Nuk zhgënjen Fenerbahce, që mposhti 83-78 francezët e Paris Basketboll, ndërkohë që Monaco mundi 97-80 Barcelona. Ndeshje ku spanjollët bënë një ndeshje mjaft të dobët. Euroleague – Çerekfinale (2) Fenerbahce – (8) Paris...