Burimi:
Sot.com.al

Nisin aplikimet për skemat mbështetëse në bujqësi, ja kush përfiton dhe si aplikohen
👁11808
Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht aplikimi për skemat kombëtare mbështetëse në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, të cilat përfshijnë gjithsej tetë skema, mes tyre edhe atë të naftës, që cilësohet si më e madhja dhe më e kërkuara nga fermerët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj, duke u dhënë kohë të mjaftueshme të gjithë fermerëve për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Arieta Kanari, përgjegjëse e Sektorit të Shërbimit Këshillimor, thekson se këtë vit ka dy ndryshime të vogla në skemën e naftës. Sipas saj, nuk ka rëndësi kush aplikon i pari, por kush dorëzon dokumentet...