Nisën ndryshimet në qeveri, Rama nesër mbledhje të zgjeruar
Zëvendësimi i ministres së Shëndetësisë është vetëm një prej vendimmarrjeve që pritet të marrë formë në kampin e majtë, në një shtator që ka nisur me një intensitet të lartë takimesh. Kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ministrat dhe zëvendësministrat, ku morën pjesë edhe drejtuesit politikë të qarqeve. Në fokus të diskutimeve ishte strategjia e re e së majtës, si dhe përgatitjet për nisjen e punimeve të Kuvendit. Ndërkohë, një tjetër takim i zgjeruar do të zhvillohet nesër, ku janë thirrur edhe deputetët socialistë. Pritet që Rama të prezantojë dhe të diskutojë më gjerësisht mbi strategjinë e re politike, por edhe mbi ndryshimet në kabinetin qeveritar, i cili tashmë pritet të vijojë pa ministren e Shëndetësisë.
Burimi:
kohajone.com