Nis zbatimi i paketës “Anti-Dhunë”, Policia: 16 protestues u gjobitën me nga 50 mijë lekë
pamje nga protesta e 2 nëntorit TIRANË- Pesë ditë pasi Qeveria miratoi aktin normativ duke parashikuar gjoba të reja për shkeljet gjatë protestave, deri në 500 mijë lekë për rastet më të rënda të mosbindjes ndaj urdhrave të policisë, paketa "Anti-Dhunë" është aplikuar mbi protestuesit e tubimit të një dite më parë (2 nëntor). Policia bën me dije se 16 protestues janë gjobitur me shumën prej 5000 lekësh (50 mijë lekë të vjetra), pasi gjatë protestës të zhvilluar dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ata kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Njoftimi i policisë: Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 16 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ. Procedohen penalisht 2 shtetas të...
Burimi:
zeri.ai