Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
Ditën e sotme pritet të nisë aksioni i qeverisë për sekuestrimin e çdo produkti bulmeti, mishi apo qumështi që tregtohet pa faturë. Operacioni i udhëhequr nga Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Tatimeve synon formalizimin e tregjeve ushqimore dhe luftimin e konkurrencës së pandershme. Ministrat Petrit Malaj dhe Anila Denaj kanë paralajmëruar inspektime në terren, ndërsa të gjitha produktet pa dokumentacion do të konfiskohen dhe subjektet tregtare në shkelje do të ndëshkohen me gjobë. Aksioni vjen pas një fushate sensibilizuese dyjavore dhe është pjesë e masave më të gjera të qeverisë për kontrollin e informalitetit në ekonomi....