Nis shpërndarja e teksteve të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në diasporë

Nis shpërndarja e teksteve të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në diasporë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur këtë të hënë përmes një postimi në rrjetet sociale se ka nisur shpërndarja e mbi 27 mijë teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare në shkolla jashtë territorit të Shqipërisë. “Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë”, shkruan Rama. Sipas Ramës, kjo shifër përfaqëson një rritje prej 70% krahasuar me një vit më parë dhe është pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjen e fëmijëve shqiptarë me gjuhën...