Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Pas rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, të hënën KQZ-ja do të nisë hapjen edhe për 587 kutitë e Fierit. Në këtë qark, Partia Demokratike mori vetëm 4 mandate, kundrejt 12 të tjerëve që fituan socialistët. Në 27 qershor, rinumërimi i 1207 kutive të votimit për Tiranën, nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit as për subjektet dhe as për kandidatët. Nga ky proces i kërkuar nga opozita rezultoi që demokratët morën 612 vota të pamerituara, ndërsa socialistët 380. Përfaqësuesit e KAS-it i cilësuan gabime njerëzore dhe se i gjithë procesi i rinumërimit i shërbeu fashitjes së mosbesimit dhe akuzave...