Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha i mungon sheshit (FOTO)
Ka nisur me vonesë protesta e opozitës në bulevardin para Kryeministrisë, ndërsa ishte parashikuar në orën 12:00. Ndërsa në Francë dhe Itali proteston e majta ekstreme, në Shqipëri ndodh e kundërta, pasi edhe PD i është bashkuar këtyre grupeve në protestën e 24 tetorit. Këto janë pamjet nga lartë dhe nga sheshi i pjesëmarrjes në protestë. Tubimi është udhëhequr nga sekretari Flamur Noka dhe deputeti Agron Gjekmarkaj, teksa fillimisht turmës i ka munguar kreu i selisë blu, Sali Berisha.
Burimi:
javanews.al