Nis investimi 85 milionë euro për ujërat e ndotura në Durrës, Karakaçi: Projekti më i rëndësishëm për qytetin
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka bërë me dije se kanë nisur punimet për një nga projektet më të rëndësishme në Durrës që synon modernizimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura. Investimi, me mbështetje të konsiderueshme financiare nga Bashkimi Evropian, parashikon zgjerimin e impiantit, rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve dhe ndërtimin e infrastrukturës së re në disa zona të qytetit. “Nisim sot në Durrës punimet për një nga investimet më të rëndësishme për qytetin dhe për transformimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura. Një projekt i mbështetur me grantin më të madh të dhënë nga Bashkimi Evropian për një projekt në Shqipëri, janë rreth 85 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian, ku së bashku me financimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim do të mundësojnë modernizimin dhe zgjerimin e impiantit të trajtimit...
Burimi:
vizionplus.tv