Nis festivali “Netët e Muzikës Shqiptare”, me aktivitete nga 11 nëntori deri më 5 dhjetor

Nis festivali “Netët e Muzikës Shqiptare”, me aktivitete nga 11 nëntori deri më 5 dhjetor

Festivali “Netët e Muzikës Shqiptare” do të sjellë një program të pasur artistik, duke filluar nga 11 nëntori deri më 5 dhjetor. Gjatë kësaj periudhe, publiku do të ketë mundësi të ndjekë koncerte, premiera, takime të hapura dhe konferenca artistike, përmes të cilave do të prezantohen krijime të reja dhe vlera të muzikës shqiptare. Festivali synon të bashkojë traditën me risitë muzikore, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi mes kompozitorëve dhe artistëve nga Shqipëria dhe Kosova. Përmes këtij aktiviteti, i kushtohet vëmendje muzikës shqiptare, identitetit kulturor dhe brezave të krijuesve që kontribuojnë në pasurimin e saj. Organizatorët ftojnë publikun të bëhet pjesë e këtij festivali dhe të zbulojë programin e aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre javëve./KultPlus.com