Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nis evakuimi i banorëve edhe në Konispol, digjet një shtëpi në Markat, rrezikohen edhe të tjera
Në fshatin Markat të Konispolit ka nisur evakuimi i banorëve pas shfaqjes së një vatre zjarri. Zjarri ka djegur deri tani një banesë. Ndërsa shumë të tjera rrezikohen gjithashtu nga flakët. Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Kështu që flakët po luftohen me mjete të tjera rrethanore. Ndërkohë, po pritet edhe ndëryrje nga ajri përmes helikopterit të ushtrisë.