Nis edicioni i 18-të i PriFest, Prishtina për gjashtë ditë në qendër të kinemasë

Nis edicioni i 18-të i PriFest, Prishtina për gjashtë ditë në qendër të kinemasë

Prishtina ishte kthyer mbrëmë në qendër të kinemasë me hapjen e edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit PriFest, i cili nga 8 deri më 13 shtator do të sjellë filma nga Kosova, Ballkani dhe vende të ndryshme të botës. Drejtori i PriFest-it, Fatos Berisha, në një deklaratë për RTK, e ka cilësuar këtë edicion të veçantë jo vetëm për shkak të 18-vjetorit, por edhe për programin e pasur dhe përfshirjen e Kosovës në projekte ndërkombëtare. Një nga veçoritë kryesore të këtij viti është fakti se të gjashtë filmat e metrazhit të gjatë në kategorinë kryesore kanë bashkëprodhim me Kosovën. Pesë prej tyre do të jenë në garë, ndërsa një do të shfaqet si projeksion special jashtë gare. Sipas Berishës, një përfshirje e tillë...