Ngrihet Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit

Ngrihet Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit

Një agjenci kombëtare për mbrojtjen e konsumatorit do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të gjitha abuzimet me produktet joushqimore dhe jo mjekësore, përfshirë edhe blerjet online. Zv.ministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, tha se me këtë nismë qytetari shqiptar përfiton mbrojtje të barabartë me konsumatorët e Bashkimit Europian. “Draftligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit përafron plotësisht legjislacionin shqiptar me atë europian. Konsumatori shqiptar do të gëzojë të njëjtën mbrojtje që gëzon edhe konsumatori në çdo vend të BE-së. E para ka të bëjë me zgjerimin e të drejtave sa i përket tregtisë online, ku tashmë konsumatori gëzon një mbrojtje...