Ngrënia para gjumit rrit rrezikun për sëmundje të mëlçisë

Ngrënia para gjumit rrit rrezikun për sëmundje të mëlçisë

Një studim paralajmëron se ngrënia e ushqimeve të lehta vonë mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë. Hulumtimet zbuluan se njerëzit që hanë vonë natën, mund të kenë deri në 30 për qind më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të mëlçisë me yndyrë ose cirrozë. Ngrënia vonë në mbrëmje ose gjatë natës më parë është lidhur me një rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës ose obezitet, por kërkime të reja kanë synuar të shohin nëse mëlçia është prekur gjithashtu. Ekspertët shqyrtuan të dhëna për rreth 200,000 persona me bazë në SHBA, duke përfshirë zakonet e tyre të të ushqyerit dhe nëse zhvilluan sëmundje të mëlçisë. Ai e përkufizonte ngrënien vonë në natë si konsumimin e ushqimit pas darkës ose pas gjumit....