Ngre siparin ekspozita e piktorit Pëllumb Pucit në kalanë e Gjirokastrës
28 September, 2026 - 21:00 Në qytetin e Gjirokastrës në fundjavë është çelur ekspozita e piktorit të mirënjohur gjirokastrit Pëllumb Puci. Ekspozita e vendosur në mjediset e kalasë së qytetit prezanton tablo nga krijimtaria artistike në vite e këtij piktori.Tërheqëse për artdashësit janë peizazhet, portretet, natyrat e qeta të pikturuara plot finesë dhe talent. Krahas vlerave artistike që përcjell ekspozita është një kontribut me vlerë për promovimin e Gjirokastrës së gurtë. Në këtë sezon vjeshte në Gjirokastër po organizohet një kalendar i pasur aktivitetesh kulturore, të cilat gjallërojnë qytetin e gurtë dhe tërheqin turistët./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com