Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin bregdetar të Jalës në Himarë, ku një shtetase 32-vjeçare me iniciale I. R., e lindur në Londër, ka ndërruar jetë pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes së saj shëndetësore. Reagimi ka qenë i menjëhershëm nga stafi i hotelit ku ajo po qëndronte i akomoduar, pasi 32-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë pranë recepsionit për shkak të shqetësimeve fizike. Pavarësisht transportimit të menjëhershëm drejt Qendrës Shëndetësore dhe ndihmës mjekësore të dhënë nga ekipi spitalor, e reja nuk ka mundur të mbijetojë. Nga verifikimet e para mjekësore dyshohet se bëhet fjalë për një vdekje natyrale, pasi viktima kishte një historik të mëparshëm me probleme me frymëmarrjen dhe diabetin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale në vendngjarje...