Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngjarja e rëndë, pranë liqenit të Shkopetit/ Identifikohet 23-vjeçari, ekspertë nga Tirana drejt vendngjarjes (EMRI)
Dyshohet se i riu është rrëmbyer një ditë më parë, ndërkohë që për përcaktimin e shkakut të vdekjes janë nisur ekspertët nga Tirana. Është identifikuar 23-vjeçari i cili humbi jetën në Mat, pasi përfundoi bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit. Bëhet fjalë për shtetasin Renis Dobra i cili u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij. Në njoftimin e shpërndarë nga policia për mediat, nuk caktohet shkaku i vdekjes.