Ngërçi për Presidentin e Kosovës, Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish

Ngërçi për Presidentin e Kosovës, Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish

Albin Kurti & Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherazi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sërish këtë të mërkurë me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Takimi mes dy liderëve ka nisur rreth orës 16:00 dhe vjen në një moment kur vijojnë përpjekjet për sigurimin e mbështetjes politike për kandidaturën e propozuar. Një ditë më parë, kreu i LDK-së bëri të ditur se gjashtë deputetë të kësaj force politike nuk do të mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për President. Mes deputetëve që kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre janë Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri. Ndërkohë, edhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes...