Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga zgjedhjet tek samiti dhe Giro d’Italia, Policia raporton përmbledhjen mujore të majit: Mbi 600 të arrestuar
👁3142
Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme përmbledhjen e veprimtarisë së saj në muajin maj, një muaj i ngjeshur me ngjarje të rëndësishme për vendin nga zgjedhjet e 11 majit, Samiti i Komunitetit Politik Europian e deri te Giro d’Italia. Sipas përmbledhjes mujore, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka kryer 99 operacione policore me qëllim goditjen e krimit të organizuar. Nga ana tjetër ka realizuar edhe 34 operacione ndërkombëtare për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në muajin maj, Shqipëria priti ‘Giro d’Italia’, realizoi zgjedhjet vendore, priti Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe Turin e 82-të...