NGA VEZA DO KALOJME NE MJETE TE TJERA/ AKTIVISTJA ÇEPANI PARALAJMERON ASHPERSIM
Aktivistja Edlira Çepani deklaroi se përshkallëzimi i protestave ditët e fundit është rrjedhojë e bllokimit të të gjitha hapësirave ligjore nga ana e shtetit. Ajo theksoi se pas 129 ditësh presion, arrestime të paligjshme dhe pamundësi për t’u dëgjuar përmes dëgjesave apo referendumeve, reagimi i qytetarëve mund të kalojë nga gjuajtja me vezë në mjete të tjera. Çepani theksoi gjithashtu, se maturia duhet të tregohet nga institucionet dhe jo nga qytetarët, kërkesat e të cilëve për ligjet dhe reformën territoriale po injorohen vazhdimisht. “Ka 129 ditë që linçohen, shahen, u bëhet presion, arrestohen, në pjesën më të madhe pa arsye del gjykata thotë arrestimet ishin të paligjshme dhe ndërkohë në po të njëjtën ditë që gjykata del me këtë vendim, policia vazhdon me arrestimet e...
Burimi:
ntv.al