Nga veshja, makijazhi, telefoni i fikur dhe sjellja, rregulla të reja për nëpunësit e Ministrisë së Arsimit

Nga veshja, makijazhi, telefoni i fikur dhe sjellja, rregulla të reja për nëpunësit e Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit ka miratuar një Kod të ri Etike, i cili përcakton rregulla për sjelljen dhe paraqitjen e nëpunësve brenda dhe jashtë institucionit. Sipas këtij kodi, punonjësit që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtari të tjera krahas detyrës në ministri duhet të marrin më parë miratimin me shkrim nga eprori, pas verifikimit të lejueshmërisë së saj. Ministrja Mirela Kumbaro ka përcaktuar se mjetet e punës, pajisjet teknologjike, infrastruktura dhe bazat e të dhënave zyrtare duhet të përdoren vetëm për kryerjen e detyrave funksionale dhe në shërbim të interesit publik. Këto burime nuk mund të përdoren për aktivitete elektorale, me qëllim garantimin e paanshmërisë politike të institucionit. Kodi parashikon gjithashtu standarde për paraqitjen e punonjësve në ambientet e punës. Veshjet ekstravagante ose sportive dhe makijazhi i tepruar...