Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tretë radhazi që norma e inflacionit e ka tejkaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%. Krahasuar me muajin Gusht 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 12,0%, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 5,4%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,6%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 3,7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Kujdes personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,8% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,4%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 3,2%, pasuar nga grupi “Informacioni...
Burimi:
syri.net