Demo takon familjet që shtëpitë e tyre u shkrumbuan nga shpërthimi: Ne jemi këtu…
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka takuar familjet e prekura nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin pesëkatësh në Elbasan, për të diskutuar masat e marra për strehimin e tyre dhe zgjidhjen afatgjatë të situatës. I shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, Demo u njoh nga afër me nevojat e banorëve që u detyruan të largohen nga apartamentet e tyre pas shpërthimit. Ministri siguroi se institucionet do ta ndjekin çështjen deri në gjetjen e një zgjidhjeje, duke e cilësuar sigurinë e qytetarëve dhe mbështetjen për familjet si përparësi. “Ne jemi këtu sot për të treguar vullnetin e qartë të të gjitha institucioneve që kjo situatë do të marrë një zgjidhje. Këtë problematikë do ta ndjekim në vazhdimësi, për të gjetur zgjidhjen afatgjatë”,...
Burimi:
ntv.al