No Image Available

Beleri fiton pjesërisht në Strasburg, gjykatat shqiptare kritikohen për paraburgimin

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vlerësuar se arrestimi fillestar i Fredi Belerit dhe vendosja e tij në paraburgim në maj të vitit 2023 ishin të ligjshme. Megjithatë, Strasburgu ka konstatuar shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut lidhur me vazhdimin e kësaj mase, pasi gjykatat shqiptare nuk dhanë arsye të mjaftueshme për mbajtjen e tij në paraburgim. Sipas vendimit të publikuar më 10 nëntor, në fazën e parë të hetimit ekzistonin arsye konkrete për vendosjen e masës së arrestit në burg, mes tyre rreziku i largimit nga vendi, ndikimi te dëshmitarët dhe përsëritja e veprës penale. Për këtë periudhë, GJEDNJ nuk konstatoi shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndryshe nga faza fillestare, nga...