Nga Turqia me destinacion Durrësin dhe vendet e BE-së, kapen në Kapshticë 6 emigrantë nga Sudani dhe Kuvajti! Ishin fshehur në trajler
Gjashtë shtetas të huaj janë zbuluar të fshehur në hapësirën e ngarkesës së një kamioni në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Sipas njoftimit të policisë ata u evidentuan mbrëmjen e 27 tetorit, rreth orës 22:00, gjatë skanimit të një kamioni të ardhur nga Turqia me destinacion Durrësin. Shenjat e dyshimta në pjesën e pasme të trajlerit çuan në kontrollin fizik të automjetit nga punonjësit e Doganës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Nga verifikimet paraprake rezultoi se pesë prej personave ishin nga Sudani dhe një nga Kuvajti. Dy prej tyre deklaruan se nuk kishin dokumente identifikimi me vete dhe dy ishin fëmijë. Sipas deklarimeve të tyre, ata kishin hipur në kamion në Turqi me synimin për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Njoftimi i...
Burimi:
javanews.al