NGA TIRANA NË MILANO, FLAMURI SHQIPTAR MES TRAZIRAVE / RENZI: KUSH GODIT POLICINË NUK ËSHTË REVOLUCIONAR
Trazirat që përfshinë qendrën e Milanos më 17 tetor kanë sjellë një zhvillim me interes të veçantë edhe për Shqipërinë. Ndërsa të rinjtë përlesheshin me policinë italiane, në turmë është shfaqur edhe flamuri shqiptar, i valëvitur nga persona që, sipas agjencisë ANSA, shprehnin mbështetje për revoltën që po zhvillohet në Tiranë. Ngjarja vjen në një moment kur Shqipëria po përjeton ditë të tensionuara protestash, me përplasje ndërmjet demonstruesve dhe forcave të rendit, dëmtime të pronës dhe akuza për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Në këtë atmosferë, ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka bërë një deklaratë të fortë, duke vendosur një kufi të qartë mes protestës dhe dhunës. “Ai që shkatërron dhe godet karabinierët nuk është një i ri revolucionar, por një kriminel”, shkruan Renzi...
Burimi:
ntv.al