Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga të ftuarit VIP te simbolika për Romën, gjithçka mbi ceremoninë martesore të Rudi Garcia
👁8136
“Lulëzuan portokallet” për Rudi Garcia dhe Francesca Brienza. Të enjten, më 1 maj, çifti që është bashkë prej më shumë se një dekade, kurorëzoi dashurinë e tyre me një ceremoni martesore. Dasma u mbajt në kishën elegante San Luigi dei Francesi, pranë “Piazza Navona” në Romë, ndërsa pritja festive u zhvillua në ambientet luksoze të “Villa Miani”, mes miqsh, familjarësh dhe personazheve nga bota e sportit, artit e biznesit. Fustani i nuses ishte krijim i stilistit të njohur Antonio Riva, ndërsa mes 250 të ftuarve spikatnin emra të njohur si ish-futbollisti Federico Balzaretti, aktori Max Giusti me bashkëshorten Benedetta, “mbreti...