Nga spitali në Kuvend për një votë? Opozita tregon deputeten e PS-së që erdhi me urgjencë

Nga spitali në Kuvend për një votë? Opozita tregon deputeten e PS-së që erdhi me urgjencë

Mazhoranca socialiste votoi këtë të enjte në Kuvend ligjin për Bankën e Shqipërisë, mes kundërshtimeve të forta të opozitës, e cila akuzoi qeverinë e Edi Ramës se po përdor forcën e kartonëve për të mbrojtur interesat e saj politike. Sipas opozitës, socialistët u vunë në rresht për të mbështetur nismën ligjore të qeverisë, duke ngritur pikëpyetje mbi motivet dhe mënyrën se si po vepron shumica parlamentare. Në qendër të debatit ishte edhe prania e deputetes socialiste Milva Ekonomi, e cila sipas pretendimeve të opozitës, u thirr nga spitali për të marrë pjesë në votim. Belinda Balluku u pa në sallën e Kuvendit gjatë zhvillimeve që shoqëruan miratimin e ligjit. Kryeministri Edi Rama, u largua nga salla e Kuvendit menjëherë pas përfundimit të votimit, në një...