Nga sot nis bllokimi i autostradës Tiranë – Durrës. Kufizimet 1-3 shtator nga ora 23:00-05:00
Autostrada Tiranë – Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet për tre ditë radhazi. Përmes një njoftimi pasditen e djeshme Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) tha se kufizimet do të jenë në fuqi gjatë orëve të natës, nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Ndërhyrja lidhet me vijimin e punimeve për projektin e zgjerimit të autostradës Tiranë – Durrës, Faza III. Gjatë kësaj kohe do të kryhet montimi i trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Qarkullimi në drejtim të Durrësit dhe Tiranës do të devijohet përkohësisht në rrugët dytësore. Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, do të devijohen që në nyjën e hyrjes së kryeqytetit. Ndërkohë, automjetet që udhëtojnë drejt Rinasit, Shkodrës dhe Kosovës do të orientohen përmes mbikalimit...
Burimi:
kohajone.com