Nga sot më pak urbanë në Tiranë, shkak çmimi i lartë i naftës, priten vonesa dhe radhë të gjata pasagjerësh
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Nga sot 1 shtator, autobusët e linjave urbane në Tiranë do të qarkullojnë me një flotë të reduktuar. e Transportit Urban dhe Interurban njoftoi një ditë më parë 31 gusht se do të nxjerrin në qarkullim 20 deri në 30% më pak autobusë, për shkak të rritjes së kostove të karburantit. Operarorët u shprehën se ende nuk ka një kompesim apo përgjigje për kërkesat e ngritura dhe është e pamundur të përballojnë kostot ditore të operimit të të gjithë flotës së mjeteve. Reduktimi i numrit të urbanëve pritet të sjellë rritje të intervaleve mes linjave dhe më shumë vështirësi për qytetarët, duke shkaktuar vonesa dhe radhë të gjata pasagjerësh. Shoqata kërkon nga Kryeministria, Bashkia e Tiranës, Ministrisa e Infrastukturës dhe ajo e Financave ndërhyrje urgjente për realizimin e kompensimeve...
Burimi:
zeri.ai