Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

Duke nisur nga kjo e enjte paketa e kontrollit bazë shëndetësor kalon nën administrimin e shtetit pas përfundimit të kontratës me koncesionarin në 9 shtator. Të gjitha qendrave shëndetësore në vend u është shpërndarë udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë i cili përcakton disa ndryshime në ofrimin dhe organizimin e check –up që tashmë do të drejtohet nga Operatori i Shërbimeve Shëndetësore të Integruara, një shoqëri anonime me kapital 100% shtetëror. Ndryshimi i parë pas marrjes në dorëzim nga shteti i check –up është heqja e kufirit të sipërm moshor c’ka do të thotë që të gjithë personat mbi 35 vjeç janë përfitues të këtij kontrolli periodik. Shërbimi do të ofrohet nga stafi i qendrave shëndetësore ndërsa administrimi i laboratorëve, proceset laboratorike, sistemi informatik, furnizimi me...