Nga SHISH te shëndetësia, pankartat pikante të protestës së 118-të

Nga SHISH te shëndetësia, pankartat pikante të protestës së 118-të

Vijon edhe sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ka hyrë në ditën e 118-të. Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë përmes pankartave dhe sloganeve të ndryshme. Një prej pankartave të mbajtura gjatë tubimit i referohet situatës së fundit rreth institucioneve të sigurisë, ku shkruhet: “Me SHISH e me polici, nuk e mbani dot këtë tirani”. Ndërkohë, një tjetër pankartë i kushtohet situatës në shëndetësi dhe hetimeve të SPAK-ut. Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e Prokurorisë së Posaçme, duke shkruar: “Shëndetësia ra, fiktiviteti u pa! SPAK mos rri, por vepro, hajdutët na i ndëshkoi.” Protesta vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa tubimi shoqërohet me thirrje dhe slogane kundër qeverisë.