Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga SHBA në bregdetin e Republikës Domenikane/ Kush është shqiptari që ndërtoi nëndetëse për drogë?
Dokumentet gjyqësore në çështjen 2:21-cr-20264-DPH-KGA , të paraqitura në një gjykatë federale të Shteteve të Bashkuara, zbulojnë se shtetasi shqiptar Ylli Didani, 48 vjec, me origjinë nga fshati Janjar i Bashkisë Konispol, kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës, dyshohet se ka blerë një truall toke buzë detit në Republikën Dominikane me vlerë tre milionë dollarë, duke përdorur fonde nga trafikimi i drogës. Sipas provave të paraqitura nga prokuroria, Didani transferoi më shumë se 200,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara përmes një sistemi të paligjshëm të njohur si “metoda simbolike” si pjesë e procesit për të finalizuar blerjen...