Nga Sauku në terren, Rama mobilizon ministrat dhe drejtuesit politikë: Takoni qytetarët

Nga Sauku në terren, Rama mobilizon ministrat dhe drejtuesit politikë: Takoni qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë në ambientet e Vilës së Kuqe në Sauk. Gjatë mbledhjes, drejtuesit politikë kanë prezantuar kalendarët e detajuar të aksionit ”Pranisë Besnike”, që synon intensifikimin e takimeve në terren dhe një kontakt më të drejtpërdrejtë me qytetarët. Takimet pritet të nisin që këtë fundjavë, ndërsa deputetët dhe zëvendësministrat do të angazhohen në bazë për të dëgjuar nga afër shqetësimet, problematikat dhe kërkesat e banorëve. Mbledhja në Sauk vjen një ditë përpara një tjetër takimi të rëndësishëm, i planifikuar për t’u zhvilluar të enjten në Pallatin e Brigadave. Në këtë takim, Rama pritet të mbledhë grupin e plotë parlamentar së bashku me kabinetin qeveritar.