Nga rekordi i Bogdanit e të marrëdhënia me lojtarët e tjerë, Manaj flet para sfidës ndaj San Marinos

Nga rekordi i Bogdanit e të marrëdhënia me lojtarët e tjerë, Manaj flet para sfidës ndaj San Marinos

Në prag të ndeshjes së katërt të grupit ndaj San Marinos në UEFA Nations League, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe sulmuesi Rey Manaj dolën në konferencën për mediat nga stadiumi “Air Albania”. Sulmuesi Rey Manaj u shpreh se skuadra do të luajë nesër vetëm për fitore dhe për të marrë tre pikët. Ndeshja nesër me San Marinon dhe si është gjendja e ekipit pas humbjes me Finlandën? – Ndeshja me San Marinon varet nga mënyra se si e marrim. Është një ekip shumë më i dobët se ne, por gjërat duhen demonstruar në fushë. Pas ndeshjes që luajtëm në Finlandë, në letër është ndeshja më e lehtë nga të tjerat. Ne do të futemi në fushë që në pjesën e parë për ta mbyllur...