Nga Presidenti lokal i Nxënësve te “Qytetar Nderi” në moshën 15-vjeçare/ Krenar Dunga, zëri i të gjithë nxënësve të Kamzës
Krenar Dunga është një prej të rinjve që ka zgjedhur ta kthejë angazhimin në komunitet në një rrugëtim konkret në lidership. Në moshën 16-vjeçare, ai mban disa role përfaqësuese, mes tyre President i Nxënësve të Kamzës, Kryetar për Shkencat në Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë, Deputet Rinor i zonës së Kamzës dhe Kryetar i Komisionit të Shkencës, Robotikës dhe Inovacionit. Rrugëtimi i tij është shoqëruar me disa vlerësime institucionale, ndër të cilat spikatin titulli “Zëri i Qytetit” dhe nderimi me titullin “Qytetar Nderi”, i dhënë nga Bashkia Kamëz në moshën 15-vjeçare, në vlerësim të arritjeve, angazhimit dhe përfaqësimit të nxënësve të Kamzës. Për Dungën, këto role janë mbi të gjitha një përgjegjësi për të përcjellë zërin e nxënësve dhe për ta kthyer përfaqësimin në veprim...
Burimi:
ntv.al