Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga podiumi i parë në Formula 1 në provimin e maturës, talenti i Mercedes: Nuk ka privilegje
👁12840
18 Qershor 2025 13:02 Telesport Është periudhë provimesh për Kimi Antonelli, pilotin 18-vjeçar të Mercedes, që në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Montreal, korri podiumin e parë në karrierë. Jo vetëm kaq, por për herë të parë pas 16 vitesh një pilot italian u ngjit në podium. Por tashmë për Antonelli nis një tjetër “test” i vështirë, ai i provimeve të maturës. Ai ndjek me sukses Institutin “Gaetano Salvemini” në Casalecchio di Reno, një nga komunat më të populluara në periferi të Bolonjës. Dhe, ashtu si shokët e klasës, këtë javë do të ketë testin e parë...