Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
NGA LUTFI DERVISHI – Gjashtë rekordet tona…që mund ti thyejmë vetëm ne…
Çmimi shtëpive: Me aq sa ble një garsonere këtu, në Gjermani ble një kështjellë me lëndinë dhe roje. Çmimi ushqimeve: Fasulja sot kushton sa kushtonte peshku dje; peshku i fresket shitet me çmimin e arit dhe buka peshon më shumë në faturë se në dorë. Çmimi energjisë. Të parët që mendoheni dy herë para se të ndezim dritat. Çmimi ujit? Edhe kur nuk del nga çezma e paguajmë sa frëngu pulën. Uji rrjedh, por vetëm në faturë. Çmimi naftës! Edhe pse kemi vetë ar të zi, marrim medalje ari në Ballkan, medalje argjendi i në Europe dhe çmimin e parë...