Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nga Lleshi te Ben Shimon, tek Elbasani do të ketë “luftë” për golin
Elbasani po ndërton një repart sulmues që të ngjall respekt dhe frikë për çdo kundërshtar në Kategorinë Superiore. Me një verë të pasur në merkato dhe rikuperimin e plotë të disa elementëve ofensivë, verdheblutë kanë sot në dispozicion 9 lojtarë me tipare sulmuese, një luks që rrallë e sheh në këtë nivel. Ajo që e bën akoma më të veçantë këtë repart, është fakti se katër prej tyre janë sulmues të mirëfilltë, të gatshëm për të luajtur në qendër të ofensivës si “pykë”. Emri më i fundit që ka shtuar konkurrencën është Roey Ben Shimon, sulmuesi izraelit që ka ardhur...