Nga Kosova në krye të SHISH, si u ngjit Vlora Hyseni në drejtimin e inteligjencës shqiptare

Nga Kosova në krye të SHISH, si u ngjit Vlora Hyseni në drejtimin e inteligjencës shqiptare

Vlora Hyseni drejton Shërbimin Informativ prej tre vitesh. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë së pas vitit 1991, kreu i SHISH-it akuzohet nga drejtësia se sekretet shtetërore i ka keqpërdorur, duke i shpërndarë për grupe kriminale. Si u bë 42-vjeçarja nga Kosova drejtuesja e SHISH-it? Para se të merrte detyrën në Shqipëri, Hyseni ka punuar në inteligjencën e Kosovës, karrierë e nisur që në vitin 2010, ndërsa në vitin 2019 u emërua si numri dy i kësaj agjencie dhe një vit më pas ka shërbyer si ushtruese e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, detyrë të cilën e ushtroi deri në prill të vitit 2021, kohë në të cilën u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja e asaj kohe,...