No Image Available

Nga kërcënimi me bomba te thirrjet për dhunë në protesta/ : Një person i arrestuar, 17 të tjerë nën hetim, thirrje në rrjete sociale për veprime të dhunshme dhe kërcënuese

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 17 shtetas si dhe referohen materialet në Prokurori për 8 raste për identifikim të autorëve për thirrje dhe nxitje për veprime të kundërligjshme në kontekst të protestave të dhunshme të 2 javëve të fundit. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëpunim me ato të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, në lidhje me thirrjet publike të bëra në rrjete sociale, me përmbajtje të kundërligjshme, të dhunshme dhe kërcënuese, në kontekstin e protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe, që prej datës 13 tetor 2026: -u ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapja e...