Nga karroca me rrota në 20 ngjitje në Everest, historia e jashtëzakonshme e alpinistit britanik Kenton Cool
Alpinisti britanik Kenton Cool është ngjitur 20 herë në majën e Everestit, edhe pse në vitin 1996 mjekët i thanë se nuk do të ecte më pa ndihmë. Atë vit, ai u rrëzua nga një shkëmb dhe theu të dyja thembrat. Pas disa operacioneve dhe tre muajsh në karrocë, u kthye në alpinizëm dhe u ngjit në disa nga majat më të larta të botës. Në vitin 2022, pas ngjitjes së 16-të, theu rekordin për më shumë ngjitje në Everest nga dikush që nuk është sherpa, populli vendas i Himalajeve që shpesh punon si udhërrëfyes në mal. Rekordin e përgjithshëm e mban Kami Rita Sherpa, me 32 ngjitje. Everestin e pa për herë të parë si udhërrëfyes, kur një kompani nga Sheffieldi i kërkoi të...
Burimi:
syri.net