Nga java e tretë e Abissnet e Superiore e deri te legjiionarët. Gjithçka që u diskutua “Në Shtëpinë e Futbollit”

Nga java e tretë e Abissnet e Superiore e deri te legjiionarët. Gjithçka që u diskutua “Në Shtëpinë e Futbollit”

Emisioni “Në Shtëpinë e Futbollit” vijoi këtë javë në FSHF TV, duke sjellë në fokus zhvillimet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, me vëmendje te Kombëtarja dhe përgatitjet për UEFA Nations League, paraqitjet e legjionarëve kuqezi, java e tretë e “Abissnet Superiore” dhe projektet e FSHF-së në mbështetje të zhvillimit të futbollit. Në puntatën e radhës, nën drejtimin e Lenida Halilajt, të ftuar në panel ishin Drejtori i Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani dhe gazetari i Klan News, Kristi Sejatllari. Gjatë emisionit u analizuan temat kryesore të javës, me diskutime dhe komente mbi zhvillimet më të fundit në futbollin shqiptar. Një hapësirë të rëndësishme zuri Kombëtarja shqiptare, e cila është gati për të nisur kapitullin e ri në UEFA Nations League. Në studio u diskutua...