Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga grushtat tek thika, si agravoi sherri mes të rinjve në Vlorë
Sherri, i cili përfshinte grushta, shkelma dhe më pas përdorimin e thikës, ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, gjatë mbrëmjes së së shtunës. Sipas policisë ngjarja ka nisur kur I.H po kalonte në këtë zonë pasi më parë kishte pasur një konflikti me një person tjetër të cilin e kishte goditur me thikë. Ndërsa pamjet janë nga sherri i dytë i I.H, këtë herë me shtetasin K.K. Siç duket, një vajzë ishte në mes të rinjve, por nuk arriti t’i ndante ata, ndërsa ata vazhdojnë të godasin njëri-tjetrin. Pas ngjarjes, të dy u dërguan në spital...