Nga erdhën dronët në protestën e dhunshme të 17 tetorit? Nufi mbi tentativën për sulm ndaj Kryeministrisë: U komanduan nga…

Nga erdhën dronët në protestën e dhunshme të 17 tetorit? Nufi mbi tentativën për sulm ndaj Kryeministrisë: U komanduan nga…

Gjashtë dronë të fuqishëm, të komanduar nga jashtë territorit të Shqipërisë, u neutralizuan më 17 tetor në qiellin e kryeqytetit, duke parandaluar një sulm të mundshëm ndaj Kryeministrisë. Sipas informacioneve të siguruara, 2 prej tyre ishin dronë kamikazë, ndërsa dy të tjerët dyshohet se kishin si qëllim transmetimin drejtpërdrejt të momentit të shpërthimit. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, konfirmoi se një tentativë sulmi ndaj Kryeministrisë, kryesisht në zonën e Kopshtit të Edenit, është parandaluar. Ai nuk dha detaje mbi origjinën e dronëve apo natyrën e saktë të sulmit, ndërsa theksoi se kërcënime të kësaj natyre janë evidentuar edhe në vende të tjera të NATO-s. “NATO nuk mbron specifikisht kufijtë e Republikës së Shqipërisë, por me anë...