Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga dy dhe tre lojtarë për rol, ja 25-shja me të cilën Xabi Alonso do të synojë të fitojë gjithçka
Nuk ka më. Mbaruan 24 ditët e pushimeve që kishte skuadra e bardhë pas Kupës së Botës për Klube. Një fillim nga e para, në fakt, për grupin e Xabi Alonso, i cili më në fund ka 25 lojtarë në dispozicion, nëse përfshijmë edhe Mastantuono, transferimi i të cilit bëhet zyrtar më 14 gusht, kur mbush moshën madhore, si dhe Gonzalo, i cili ende është në negociata me Real Madridin për një kontratë si profesionist, por që ka nisur punën me pjesën tjetër të grupit në Valdebebas. Do të jetë një fazë përgatitore “expres”, me vetëm 15 ditë kohë, nga dje deri më 19 gusht, kur Real Madridi pritet të luajë kundër Osasunës në “Bernabéu”, në ndeshjen hapëse të kampionatit të ri. Kërkesa për ta...