Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga Dubai në Shqipëri/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet Denis Bajri
Finalizohen procedurat për ekstradimin e shtetasit shqiptar Denis Bajri nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri. Policia e Shtetit njofton se në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar Denis Bajri 37 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,...