“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”
Në rastin e Erion Veliajt, çështja nuk është vetëm nëse ai duhet të qëndrojë apo të dalë nga burgu. Është edhe mënyra se si drejtësia justifikon një kufizim të tillë të lirisë. Pritshmëria për një ndryshim të masës u përplas me një tjetër vendim për vazhdimin e saj. Gjykata Kushtetuese kishte ngritur çështje mbi proporcionalitetin dhe arsyetimin e kufizimit të lirisë. Por në fund, dera e burgut nuk u hap. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka treguar në Top Story disa nga rastet më të bujshme të disa të arrestuarve që arritën të triumfonin përballë drejtësisë shqiptare në Strasburg dhe më pas u dëmshpërblyen. “Drejtësia shqiptare ndahet në dy kohë, para dhe pas reformës në drejtësi. Një reformë në drejtësi që e ndau drejtësinë...
Burimi:
javanews.al